07:38 / E Enjte, 27 Maj 2021 / OSH

Kuvendi mblidhet sot, ja cilat janë pikat e rendit të ditës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, duke filluar nga ora 10:00.

Në rend të ditës do të jenë tetë pika që do të diskutohen, ku njëra prej tyre është edhe lidhur me gjendjen e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.

“1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

  1. Pyetjet parlamentare,
  2. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
  3. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2020,
  4. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  5. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media,
  6. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
  7. Debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.