10:29 / E Martë, 03 Tetor 2017 / indeksADMonline

Kuvendi miraton komisionet parlamentare

Deputetët e kuvendit të Kosovës kanë votuar propozim-vendimin për formimin e komisioneve parlamentare.

Me këtë rast, për formimin e 14 komisioneve votuan 82 deputëtë, kurse dy të tjerë votuan kundër, raporton zeri.

Në seancën e sotme pos kësaj pike, në rend dite është edhe interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, lidhur me rastin e ministrit të bujqësisë, Nenad Rikallo.