13:25 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kuvendi miraton raportin e komisionit hetimor për dëbimin e shtetasve turq

Kuvendi i Kosovës ka miratuar raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me dëbimin e gjashtë shtetasve turq me datën 29 mars të vitit 2018.

Në sallë kanë qenë 65, ku 59 kanë votuar për, 5 kundër dhe 4 abstenime.

Gjashtë shtetasit turq ishin deportuar për në Turqi pasi që akuzohen nga shteti turk si bashkëpunëtorë të organizatës Feto të Fetullah Gulenit që për Ankaranë zyrtare është organizator i tentim grusht shtetit  në Turqi në korrik të vitit 2016.

Pas votimit të këtij raporti është mbyllur edhe seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës./Indeksonline/