Kuvendi në pauzë ende pa nisur seanca, deputetët vonohen
Kuvendi i Kosovës ende nuk ka nisur seancën e jashtëzakonshme, edhe pse ka kaluar ora 10:00.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka kërkuar pesë minuta pauzë.
Kjo për arsye se deputetët janë vonuar.
Në vazhdimësi është duke rënë zilja në hollin e Kuvendit, duke thirrur deputetët të hyjnë në sallën kryesore.
Në këtë seancë të shumë përfolur, pritet të diskutohet për parimet programore të Qeverisë së Kosovës për vitet 2017-2021./AktivPress