11:17 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kuvendi nis seancën me një minutë heshtje

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën me një minutë heshtje në nderim të të rënëve në epopenë e Likoshanit dhe Qirezit.

Ndërkohë ka nisur edhe shqyrtimi i pikës së vetme për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Veseli kërkoi shmangie nga afatet procedurale të parapara me rregulloren e Kuvendit, të cilin e votuan 62 deputetë./Indeksonline/