18:50 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës mbahet në këtë ditë!

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka njoftuar të gjithë opinionin se seanca e legjislativit do të vazhdojë nesër.

Sipas njoftimit, seanca pritet të fillojë nga ora 10:00, transmeton Indeksonline.

Ky është rendi i ditës:

  1. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-115 dhe Ligjin 05/L-080,
  2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Azil,
  3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Standardizim,
  4. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2016,
  5. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2016,
  6. Shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës 2017-2026,
  7. Zgjedhja e një (1) kandidati për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
  8. Zgjedhja e 5 (pesë) zëvendësve të Avokatit të Popullit,
  9. Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisione parlamentare,
  10. Propozimi për emërimin e tre (3) anëtarëve në Komisonin për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim,
  11. Shqyrtimi i dytë të Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme,
  12. Interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ta informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtje me armë nga z. Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike./Indeksonline/