07:08 / E Mërkurë, 16 Mars 2022 / OSH

Kuvendi vazhdon seancën sot, këto janë ngjarjet kryesore të ditës

Ngjarjet kryesore që shënojnë ditën e sotme.

– Në kuadër të Javes se Frankofonisë mbaht konferenca “Valorizmi i ndërsjellë i larmisë kulturore. (Autostrada Hangar në Prizren, ora 9:30)

–  Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare me pikat e papërfunduar nga seancat e kaluara. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

– Organizatat e shoqërisë civile KDI, D4D, D+, FOL dhe Çohu mbajnë konferencë për media lidhur me shqyrtimin e projektligjit për financimin e subjekteve politike. (Sheshi “Skenderbeu”, pranë një instalacioni si kulete të madhe që është vendosur aty, ora 10:00)

– Mbahet takimi i 210-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Këshillit, ora 10:00 – takim mbahet përmes formës online)

– Vazhdon dita e dytë e konferencës “Në mbrojtje të demokracisë: Gjithëpërfshirja ka rëndësi”, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik me rastin e Javës së Gruas. (Hotel Emerald, ora 10:00)

– Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale e Maqedonisë së Veriut, në koordinim me Zyrën e Bashkimit Evropian organizon Forumin Konsultativ. (Hotel “Sëiss Diamond”, ora 10:30)

– Promovohet libri “Sovraniteti versus Integriteti” i autorit Arben Çejku. (Qendra Mediale e Kolegjit AAB, ora 11:00)

– Shtëpia e Evropës në Kosovë hap ekspozitën “Konceptimi simbolist i peizazheve”, të piktores Milica Miletiq. (Shtëpia e Evropës në Mitrovicë e Veriut, ora 16:00)