19:10 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

Kuvendi zgjedh dy gjyqtarë të Kushtetueses

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Radomir Laban nga komuniteti serb është zgjedhur me 71 vota ndërsa dhe Bajram Latifi nga komunitetet jo shumicë  është zgjedhur me 58 vota.

Këta dy do të jenë gjyqtarë të  Kushtetueses për nëntë vitet e ardhshme.

Ndërsa gjashtë kandidatët shqiptarë për gjyqtarë të kësaj gjykate nuk kanë arritur t’i marrin votat e duhura, dhe në rivotim shkojnë Remzije Istrefi-Peci, Nexhmi Rexhepi, Safet Hoxha, Shkëmb Manaj, Hajzer Salihu dhe  Vigan Qorroli.

E , nga lista e votimit garën për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese nuk e vazhduan Shqipe Ibraj- Mala dhe Nebojsha Boriçiq.

Ndryshe,  në këtë votim morën pjesë gjithsej 115 deputetë të Kuvendit të  Kosovës./Indeksonline/