14:20 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kuzhina Qendrore e Prishtinës tash në objekt të ri

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka përuruar Kuzhinën Qendrore e cila tashmë ndodhet në lagjen ‘Ulpiana’ të Prishtinës.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, u shpreh i lumtur që punëtorëve të kësaj kuzhine iu ka ofruar kushte më të mira për punë.

Ai shtoi se janë duke punuar që këta punëtorë t’i kthejnë nën udhëheqje të komunës së Prishtinës, derisa deklaroi se është e nevojshme të rritet edhe numri i punëtorëve në Kuzhinën Qendrore.

Ndryshe, ushqimin që përgatitet në këtë kuzhinë do iu shërbehet të gjithë fëmijëve të çerdheve publike të kryeqytetit e që janë gjithsej 12.