15:58 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kuzhinieri i Gjermanisë zbulon se çfarë do të hanë lojtarët

Anton Schmaus është kuzhinieri i kombëtares gjermane prej vitit 2017. Njeriu që do gatuajë për kampionët e botës në Rusi zbulon disa nga sekretet e ushqimit të “pancerave” gjatë turneut që do të nisë pas 13 ditësh për “TZ”: “Në Rusi do të gjejmë një tjetër mentalitet ushqimi ndryshe nga Europa Qendrore.

Ka një embargo për ushqime të veçanta. Nuk do të marr dot me vete djathë të freskët nga Europa si Parmexhan për shembull, kështu që më duhet të improvizoj. Ajo që mbetet një ritual i pandryshueshëm në kuzhinë janë proteinat shtazore, karbohidratet dhe perimet e freskëta. Makaronat, puding bollguri dhe sultjash janë rituali i pandryshueshëm përpara ndeshjeve. Përgatitjen e menysë e kam nisur që në fund të muajit shkurt”.