16:14 / E Mërkurë, 02 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Kvaratskhelia tregon klubin e tij të zemrës

Futbollisti, Khvicha Kvaratskhelia, po shkëlqen këtë edicion me fanellen e Napolit.

Gjeorgjiani ka shënuar 8 gola deri më tani me skuadradrën italiene që prej transferimit të tij këtë edicion, shkruan IndeksOnline.

21 vjeçari së fundi ka treguar se që nga fëmijëria është tifoz i Real Madridid.

Kvaratskhelia tha se ëndrra e tij është të fitoj Ligën e Kampionëve.

Një gazetar e pyeti atë me cilën skuadër, ndërsa kjo ishte pergjigjeja e gjeorgjianit:

“Me Real Madrid. Që kur isha fëmijë jam tifoz i Real Madridit. Me vëllezërit e mi, ne gjithmonë ishim duke i shikuar ndeshjet e tyre.”, tha Kvaratskhelia./IndeksOnline/