11:15 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Ky deputet ishte kundër që Qeverisë t’i mbetet të vendosë për Gjykatën Speciale  

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që vendimi për shfuqizimin e Gjykatës Speciale t’i shkojë Qeverisë.

Kjo u vendos në mbledhjen e sotme të kryesisë ku pothuajse të gjithë deputet e pranishëm ishin për dërgimin e saj.

I vetmi që ishte kundër këtij vendimi ishte nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, i cili  edhe votoi kundër.

Në këtë mënyrë, tani i mbetet Qeverisë që të vendos së çfarë mendon për Gjykatën Speciale dhe jo më Kuvendit./Indeksonline/