23:57 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018

Ky është i riu nga Peja që ndërroi jetë pas aksidentit në Klinë

Sonte pas orës 20:00, ka ndodhur një aksident me fatalitet në dalje të Klinës.

Për pasojë një person ka vdekur, ndërkaq katër të tjerë vazhdojnë të marrin tretmanin mjekësor pas lëndimeve të rënda trupore.

Indeksonline mëson viktima është Mark Berisha.

Për Berishën i cili vie nga fshati Llugagji e Klinës, plagët kanë qenë të papërballueshme.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova ka treguar në një bisedë për Indeksonline se vdekjen e të riut nga Peja e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor.

Kujtojmë faktin, se kohën e fundit dukshëm është rritur numri i aksidenteve në komunikacion. /Indeksonline/