09:43 / E Premte, 26 Mars 2021 / OSH

Ky është 36 vjeçari nga Prizreni që vdiq pas infektimit me Covid19

Betejen me Covid19 e ka humbur edhe një profesor i Universitetit të Prizrenit.

Rifat Hoxha, 36 vjeç ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit, shkruan IndeksOnline.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 15:30n në Prizren.

Ndryshe, vlen të kujtojmë se ditëve të fundit dukshëm është shënuar rritje e numrit të personave të infektuar me Covid19.

Gjatë 24 orëve të fundit, IKShPK ka bërë me dije se pozitiv me Covid19 kanë rezultuar 836 persona, derisa 10 të tjerë kanë vdekur./IndeksOnline/

May be an image of 1 person, standing and outdoors