11:26 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

Ky është adoleshenti me këmbët dhe duart më të gjata në botë!

Mathu Andrew Budge nga Britania e Madhe nuk mban një titull rekord, por dy të ndryshëm në botë.

Ai është adoleshenti me duart dhe këmbët më të gjata në botë, duke hyrë kështu në librin e rekordeve botërore, Guiness, transmeton Indeksonline.

Në matjet e bëra më 13 shkurt të 2018-tës, dora e djathtë e Mathu ishte e gjatë 22.5 cm, kurse e majta 22.2 cm.

Ndërsa, kur mati këmbët, e majta ishte e gjatë 32.95 cm, kurse e djathta ishte e gjatë 32.85 cm.

Ai thotë se përparësi e të qenit i gjatë është se i arrin gjërat që janë vendosur në raftet e lartë. /Indeksonline/