15:16 / E Martë, 23 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ky është Aquaparku më i madh në Kosovë dhe rajon!

Aqaparku më i madh në Kosovë dhe në Ballkan ndodhet në Ferizaj, dhe ai është Ujëvara Resort, me një sipërfaqe prej 5,000 m2 në të cilin janë 11 topogana të ndryshëm për të rritur, ku më i gjati është 164 metra, dhe pjesa e destinuar për fëmije me 9 Topogana dhe atraksione të shumta të lojërave ujore për fëmije.

Aquaparku Ujëvara Resort ka kapacitet për 2,000 persona dhe është i dizajnuar në bazë të standardeve më të larta evropiane nga Kompania më e njohur në Evropë në projektimin e aquaparqeve.

Çmimet për hyrje vijojnë në këtë mënyrë: E hëne- E premte, për fëmijë (deri ne 10 vjet) 5€, për të rritur 7€.

E shtune -E diele, për fëmijë (deri ne 10vjet) 5€, për të rritur 10€

Në çmimet më lartë janë të përfshirë shfrytëzimi i të gjithë topoganave për të rritur dhe fëmijë.