19:21 / E Hënë, 18 Tetor 2021 / AR

Ky është asamblesiti më i votuar në histori të Klinës

Qendrim Millaku, kandidat për asamble komunale nga radhët e AAK-së në Klinë, ka arritur të sigurojë një ulëse në asamble.

Ai ka arritur të marrë 850 vota. Siç ka shkruar Millaku, i cili është shef i kabinetit të kryetarit aktual Zenun Elezaj, është bërë asamblesiti më i votua në këtë komunë.

Komuna e Klinës do të ketë edhe një raund zgjedhjesh më 14 nëntor, ku në garë janë AAK dhe PDK.