21:58 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ky është burgu famëkeq në SHBA ku “El Chapo” do ta kaloj jetën

Mafiozi i njohur meksikan, El Chapo, është dënuar me burgim të përjetshëm në një prej gjyqeve më të famshme të drogës, dhe do të mbyllet në burgun me sigurinë më të lartë në SHBA.

Burgu mban njerëzit më të rrezikshëm, si terroristët e arrestuar për bombën në Boston e te kullat binjake të Nju Jorkut.

El Chapo mund të ketë jetuar në luks për shumë vite, por derisa të vdesë do të mbahet në një qeli që ka vetëm një shtrat betoni, me një dyshek përsisipër; një tryezë betoni e një stol, si cilindër betoni që ngrihet nga toka; një WC e bashkëngjitur në lavaman, dhe kaq (foto).

Ai është arratisur dy herë nga burgjet meksikane. Një herë nëpërmjet karrocës që mbante rrobat për t’u larë, dhe herën e dytë nëpërmjet një tuneli që u gërmua deri te dhoma e tij, të cilin e përshkoi me një motoçikletë të modifikuar (foto).

Por nga burgu ADX i SHBA-ve nuk është arratisur njeri deri më sot. Gazetarët as nuk arrijnë të afrohen dot, jo më të bëjnë foto brenda. Të vetmet foto që qarkullojnë janë ato që kanë dalë nëpër gjyqe, ku të burgosurit janë ankuar për kushtet e ashpra, të cilat i quajnë “më keq se në Guantanamo”.