17:15 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Ky është deputeti që hodhi gazin lotsjellës, në herën e katërt (Foto/Video)

Lëvizja Vetëvendosjes ka hedhur për herë të katër gazin lotsjellës në Kuvend, duke bërë kështu që të mos lejohet vazhdimi i seancës edhe për pak kohë.

Kësaj radhe gazin e hodhi deputeti Valon Ramadani, shkruan Indeksonline.

Ndryshe gjatë tentimit për mbajtjen e seancës për Demarkacioni, gjatë ditës së sotme është hedhur gaz edhe tre herë të tjera.

Dy herë gazin lotsjellës e ka gjuajtur deputeti i VV-së, Xhelal Sfeçla dhe një herë Fitore Pacolli, po ashtu nga kjo parti./Indeksonline/