75 Mall Live Search
13:05 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ky është fjalimi i Edi Ramës në seancën solemne të Kuvendit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalimin e tij gjatë seancës solemne në Kuvendin e Kosovës ka përshendetur të gjithë të pranishmit në sallë. Ai me këtë rast ka uruar të gjithë shqiptarët kudo që janë 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Rama ka thënë se Kosova ka realizuar një aspiratë historike. Sipas tij tani është një shtet me më shumë se 155 njohje, transmeton Indeksonline.

Më tej, Rama në fjalimin e tij të gjatë theksoi se dialogu i Kosovës me Serbinë do të jetë historik.

Fjalimi i  Edi Ramës:

Sot në një dekadë më parë pas një rrugëtimi shekullor të mbushur me histori ngjarje e rrëfime të pabesueshme qëndrese dhe sakrifica, ëndrra ideale të pa mposhtura Kosova realizoi një aspiratë të madhe historike duke u vendosur se shteti më i ri në hartën politike të globit. Ajo sot numëron më tepër se 155 njohje ndërkombëtare, ka shënuar fuqizimin e institucioneve dhe shtetit demokratik.

Rezistenca paqësore dhe shfaqja vendimtare e UCK në muskulin e fundit të shekullit  20 është një histori e e re, pesha e sfidës tejkalon  mundësinë e gjuhës për të pasqyruar atë.

Besoj se jeni tërë në një mendje me mua se kremtimi i pavarësisë së Kosovës ishte më shumë një outopi se sa një objektiv i arritshëm në harkun e gjallesës sonë, lere pastaj adresimi i kryeministrit të Shqipërisë në Kuvendin e Kosovës për 10 vjetorin e pavarësisë që nuk do të ishte i mundur as nëpërmjet fantazisë por e gjitha kjo ka ndodhur dhe kur rënia e idealeve politike dukeshin si fat i pa shmangshëm, angazhimi i pa epur i njerëzve të zakonshëm të këtij populli, heronjve të dal nga gjiri i këtij populli e ka bërë të mundur të pamundurën

Kosova dhe Shqipëria janë dy realitete formalisht të ndara administrative por tanimë si pjesë e një rrëfimi të përbashkët historik, një ndjenje të unifikuar kombëtare dhe një interesi të pandashëm politik, ato tashmë jetojnë në një ndërveprim të natyrshëm ekonomik dhe një bashkëveprim institucional e politik të vazhdueshëm në funksion të përafrimit të pandalshëm të programit kombëtar të së ardhmes.

Mijëra dhjetë vjeçar të sotëm të Shqipërisë e Kosovës do të bashkohen në sheshin e  Prishtinës për të ndjekur një Rita Ora të re.

Hapësira e përbashkët tregtare ekonomike do të jetë e pakthyeshme, falë shfrytëzimin të bukurive natyrore, falë infrastrukturës moderne, kurse  dialogu i vështirë me Serbinë do të jetë ai historik.

Shqiptarët do të jenë pjesë e pa ndarë e Bashkimit Evropian.

E ardhmja u takon atyre qe u paraprinë, 20 vitet e fundit te këtij vendi, i ka paraprirë po këtij vendi një të ardhme që është më e afërt se sa largësia që shohim sot.

E nëse sot mundësitë institucionale të dy shteteve janë më të funksionalizuara Kosova dhe Shqipëria duhet të mendojnë për njëra tjetrën perspektivën e përbashkët, dekada e fundit të këtij vendi është mundësi për të rimenduar të ardhmen.

Më dëshirën e madhe që në 20 vjetorin e Pavarësisë të jem këtu me djalin adoleshentë që të shijojë koncertin e Rita Orës së re, të bëjë gjithçka të mundur që ndodhë, ju urojë të gjithëve gëzuar festën./Indeksonline/