11:05 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Nga ky futbollist, FC Prishtina duhet të ketë shumë kujdes

Skuadra e FC Prishtinës luan sonte kundër një prej skuadrave më të mira në botë, FC Barcelona.

Klubi kosovar ka udhëtuar mbrëmë për në Kataluni, aty ku do ta luajë ndeshjen e rëndësishme në UEFA Champions League, shkruan IndeksOnline.

Barcelona ka futbollin më të mirë në botë edhe në futsal, andaj Prishtina duhet të ketë kujdes.

Madje, një kujdes të veçantë duhet shtruar futbollistit, Ferrao, ky i fundit ishte shpallur si më i miri në botë gjatë vitit 2019.

Sulmuesi brazilian bëri emër në Rusi, para se të nënshkruante me blaugranët.

Ndeshja midis Barcelonës dhe Prishtinës zhvillohet sonte nga orë 18:30./IndeksOnline/