21:56 / E Premte, 01 Dhjetor 2023 / MSH

Ky është i arrestuari i tretë, nip i Naim Murselit

Vrasja e Liridona Murselit, të mërkurën mbrëma, tronditi Prishtinën.

Policia sot ka kryer disa hetime intensive, duke arrestuar Naim Murselin, bashkëshorti i Liridonës, si dhe Granit Plavën.

Të njëjtit dyshohet të kenë bashkëpunuar për vrasjen e tashmë të ndjerës.

Burime të Indeksonline pohojnë se pak çaste më parë është arrestuar edhe i dyshuari i tretë për përfshirje në rast.

I dyshuari në fjalë pohohet të jetë vëlla i një prej policëve të Njësisë Speciale.

Bëhet fjalë për Kushtrim Kokallën, pjesëtar i FSK-së.

No description available.

I njëjti dyshohet të jetë edhe nip i Naimit.

Së bashku kanë disa fotografi në rrjete sociale.

Kokalla është vëllai i zyrtarit policor, Kanon Kokalla, pjesëtar i NJRSH-së në Gjakovë./Indeksonline/