08:13 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ky është i arrestuari në veri, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Të mërkuren në orët e hershme të mëngjesit është arrestuar zyrtari i lartë i Policisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës, Rade Basara, nga Njësia Speciale e Kosovës.

Ky person dyshohet se gjatë rastit të vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, ka marrë pjesë në fshehjen e provave dhe veprimtarive që kanë të bëjnë me vrasjen e Ivanoviqit, transmeton Indeksonline.

This image has an empty alt attribute; its file name is rr-2.jpg

Ndërkohë, organet e rendit, përveç arrestimit të Rado Basarës e kanë arrestuar edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Në këtë aksion policor, besohet se kanë marrë pjesë 100 policë të Njësisë speciale të Kosovës me 25 autoblinda. Aksioni ka ndodhur në orën 05:50 të mëngjesit të sotëm.

Të të arrestuarit janë dërguar në Prishtinë, derisa në këto momente aksioni po vazhdon në Komunën e Leposaviqit./IndeksOnline/