17:30 / E Martë, 09 Gusht 2022 / AR

Ky është i dashuri i ri i Camila Cabello!

Thashethemet janë të vërteta! Pas disa javë spekulimesh, Camila Cabello është zyrtarisht në një lidhje të re!

I dashuri i këngëtares është Austin Kevitch, dhe dyshja janë fotografuar teksa merrnin bashkë kafe në Los Angeles të kapur prej duarsh.

Pra, ky është i dashuri i ri i Camila Cabello!

Ndonëse asnjëri prej të dyve s’e ka konfirmuar lidhjen, këngëtarja dhe CEO i aplikacionit Lox Club kanë shkëmbyer puthje pa u përpjekur fare të fshihen nga bota.

Kjo, është romanca e parë e Camila-s pas ndarjes së bujshme me Shaën Mendes në nëntor të 2021-shit. Që pas asaj periudhe, Cabello tha se s’është e fokusuar tek marrëdhëniet, por do të ishte e hapur nëse diçka e re dhe e bukur ndodhte. 

Dhe ja…Ndodhi më shpejt nga ç’mund ta kishte parashikuar.