14:29 / E Diele, 01 Maj 2022 / MSH

Ky është i riu nga Peja që kreu vjedhje të rëndë

Një 18 vjeçar nga Peja kishte kryer ditë më parë një vjedhje të rëndë.

Butrint Dobruna, 18 vjeçari nga fshati Zahaq i Pejës, u arrestua ditën e djeshme nga ana e Policisë, pas një hetimi të vazhdueshëm, raporton Indeksonline.

Dobrunës iu bastis shtëpia gjithashtu, ku u gjenden prova të vjedhjes.

Pas arrestimit, Dobruna është dërguar në Stacion Policor ku pritet të merren masa ndaj tij./Indeksonline/