09:11 / E Hënë, 02 Tetor 2017 / indeksADMonline

Ky është identiteti i viktimës nga vetëaksidenti me motoçikletë

AktivPress mëson se personi i cili ka ndërruar jetë pas aksidentit në Suhodoll të Graçanicës është Bujar Vehapi.

I ndjeri ishte aksidentuar dje pasdite në fshatin Suhodoll, afër Komunës së Lipjanit së bashku me një të mitur.

Policia ka deklaruar se Vehapi kishte ndërruar jetë para mesnatës në QKUK, ndërsa i lënduari është ende duke u trajtuar në klinikë.

AktivPress mëson se vetëaksidenti me motoçikletë katër rrotëshe kishte ndodhur në lagjen ku banonte viktima.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e fshatit Suhodoll-Lipjan./AktivPress