14:05 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / A. A

Ky është kandidati kryesor për postin e drejtorit sportiv te Prishtina

Granit Begolli të enjtën dha dorëheqjen nga posti drejtorit sportiv te Prishtina.

Ai qëndroi gati një vit në këtë post.

Klubi kryeqytetas, ende nuk ka vendosur për pasardhësin e Begollit.

Burime të Indeksonlinet, njoftojnë se kandidati kryesor është Fisnik Kërçeli. Ky i fundit ka kryer detyrën e drejtori sportiv disa vjet te Drita.

Bordi i Prishtinës do të mbajë një takim javën e ardhshme për të vendosur rreth kësaj çështjeje.

Po ashtu trajneri Zekirija Ramadani pritet të propozojë disa emra të lojtarëve, që janë kandidatë për t’u transferuar te Prishtina gjatë janarit.

/Indeksonline/