15:42 / E Shtunë, 21 Nëntor 2020 / Blerim

Ky është komenti i Mezanit pas fitores ndaj Drenicës

Gjilani nuk lejoi befasi, e mposhti Drenicën me rezultat minimal në 1:0 në ndeshjen e xhiros së 13’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Golin e vetëm për gjilanasit e realizoi, Nikaç, gol ky që i mjaftoi delmoshave të Mezanit që t’i marrin tre pikë të plota, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshjes foli edhe vet tekniku Gentjan Mezani, ku tha se e rëndësishem është se paranuan rezulat pozitiv në fund të ndeshjes, kryesroja sipas tij është që e fituan ndeshjen ndaj një kundërshtari të fortë.

“Unë kisha disa probleme kështu që nuk isha pranë skuadrës. E rëndësishme është që kemi marrë rezultate pozitive dhe kemi treguar profesionalizëm në lojë. Gjëja tjetër e rëndësishme është që ne e fituam këtë ndeshje, sepse kemi luajtur kundër një ekipi shumë të përgatitur dhe profesionist. Do të jetë shumë e vështirë për çdo skuadër kundër Drenicës. Ne kemi qëllimin kryesor të fitojmë, kështu që do të luftojmë deri në fund për të” tha Mezani pas ndeshjes me Drenicën.