17:19 / E Enjte, 06 Maj 2021 / Blerim

Ky është komenti i trajnerit, Morina pasi mposhti Ballkanin

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Ballkanit dhe Arbërisë, duel ky që u zhvillua në kuadër të xhiros së 33’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo ishte një fitore e madhe për Arbërinë, ku pretendon ti largohet zonës së rrezikshme në tabelë, shkruan IndeksOnline

Pas kësaj ndeshje foli edhe trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina i cili tha se të gjithë lojtarët e japin 100 përqindëshin e tyre, ai gjithashtu tha se edhe fati ishte me ta.

“Duhet me e thanë atë që më flenë në shpirt, në Suharekë është kënaqësi të luash gjithmonë, në një ambient të mirë dhe kundër një ekipi që ka bërë revolucion në futbollin tonë. Si duket ne kemi qenë më pak të ngarkuar dhe e kemi shfrytëzuar këtë rast. Ne po tregojmë një papjekuri në lojë, sepse kur po kemi rezultat si vendas ne po pësojmë, mandej po fitojmë si mysafir”.

“Kemi disa lojtarë të lënduar dhe disa lojtarë me kartonë, mirëpo ajo që e ka karakterizuar Arbërinë nga fillimi është se të gjithë e japin 100% e tyre dhe mundohen në mënyrën më të mirë me i mbrojt ngjyrat e klubit. Për sot mund të them që edhe fati ke me neve”, ka deklaruar Morina pas ndeshjes.