10:59 / E Hënë, 07 Janar 2019 / indeksADMonline

Ky është konkurrenti më i ri i MacBook

Modelet XPS dhe Alienware janë laptopët të cilët marrin më së shumti vëmendjen. Por këtë vit Dell ka vendosur tu japë rëndësi edhe laptopëve profesionalë Latitude.

Modeli i ri Latitude 7400 2n1 është një laptop i hollë i ngjashëm me një MacBook falë dizajnit elegant.

Me një kasë prej alumini, laptopi ka ekran 14-inç 1080p.

Dell gjithashtu ka aplikuar elementë të modeleve të XPS. Latitude 7400 mund të gjurmojë kur qëndroni përpara tij duke aktivizuar kyçjen për Windows Hello.

Në brendësi fshihet një procesor i gjeneratës së 8-të Intel Core me deri në 16GB RAM.

Përfshirja e një modemi LTE gigabitësh është opsional. Përveç SSD-ve m.2 NVMe, Latitude 7400 ka edhe HDD deri në 1TB.

Dell Latitude do të fillojë nga 1,599 dollarë.