17:46 / E Shtunë, 28 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ky është kosovari që vdiq në Slloveni duke ardhur në Kosovë

Tahir Palushi, 46-vjeçar me prejardhje nga fshati Budakovë i komunës së Suharekës ka ndërruar jetë teksa po vinte në Kosovë.

Rrugës vetura e tipit BMW është ndeshur me një kamion në një nga autostradat e Sllovenisë duke lënë të vdekur 46 vjeçarin. Bashkë me Tahirin në veturë ka qenë edhe një familjar i tij, Naimi 33-vjeç. Naimi ka mbetur i lënduar rëndë dhe po trajtohet në një nga spitalet atje.

“Miq shok e dashamir sot pas një aksidenti ka ndërruar jetë xhaxhai jonë i dashur Tahir Palushi”, ka thënë një familjar i Palushit.