12:21 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kryeqyteti më i vetmuar, në Evropë

Një në çdo dy shtëpi, banohet nga vetëm një person në Berlin, kryeqytetin e Gjermanisë.

Shumë shoqata organizojnë festa përqafimi profesional, grupe në Facebook, ku njerëzit e moshuar ta vuajnë më pak vetminë.

Tani, partia e Merkelit dëshiron që kryeqyteti të ketë edhe një komisioner zyrtar për vetminë.

Maik Penn, zëdhënësi i CDU-së për Berlinin, tha për DW-në se lufta ndaj vetmisë shkon përtej çështjeve partiake. “Duhet të bëjmë diçka për njerëzit e vetmuar të të gjitha partive, sepse kjo prek të rinj e të vjetër, të varfër e të pasur. Mund t’i ndodhë kujtdo”, theksoi ai, përcjell albinfo.ch.

Kjo formë izolimi i personave nuk është vetëm në Gjermani.

Britania e Madhe e ka caktuar që në vitin 2018 një ministër për Vetminë, pas një studimi që tregoi se 9 milionë britanikë ndiheshin të vetmuar.

Shkencëtarët thanë se vetmia ishte më e dëmshme për shëndetin sesa një tymosje 15 cigaresh në ditë dhe nuk prekte vetëm të moshuarit.