15:38 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ky është mesazhi i Rita Orës për kosovarët në 10 vjetorin e pavarësisë (Video)

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora e cila do të përformoj sonte në sheshin Nëna Terezë” në Prishtinë, është duke mbajtur një konferencë për gazetarë e cila po u përgjigjet pyetjeve të ndryshme.

Rita për 10 vjetorin e pavarësisë ka dhënë një mesazh për qytetarët e Kosovës, gjithashtu dhe një porosi me anë të së cilës tha që të qëndroni të bashkuar, të punoni dhe ta prezantoni Kosovën sa më mirë në botën e jashtme, raporton Indeksonline.

“Kur fillova me muzike, isha 21 vjece edhe pse me 26 vjeç dola në skenën profesioniste por në atë kohë kam filluar këndimin, kame parë vajzat tjera në industrinë e muzikës në mbarë botën se si ja dalin, dhe i thash vetës duhet të ja dal gjithsesi sepse me pëlqen te këndoj dhe te përformoj dhe i falënderoj familjen time për përkrahjen. Kështu që nëse keni një shans ta prezantoni veten bëjeni atë që ta mbani mend përgjithmonë. Kur erdha për herë të parë këtu, kam parë shumë talenta, edhe tani shoh shumë talenta shqiptar, dhe Kosova ka shumë këngëtar të mirë, kështu që bëni atë që mundeni dhe qëndroni të bashkuar dhe prezentojnëni Kosovën në mënyrën më të mirë”, ka thënë Rita Ora.  /Indeksonline/

Temat: