08:32 / E Diele, 29 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ky është mesazhi i Shaqirit pas golit të “çmendur” (Video)

Xherdan Shaqiri ka debutuar me fanellën e Liverpoolit në ndeshjet miqësore.

Ylli kosovar shënoi një gol të bukur në debutim kundër Manchester Unitedit, shkruan IndeksOnline.

“Shaqa” u inkuadrua në lojë në minutën e 46’të, duke zëvendësuar Momo Salahn. Ai bëri paraqitje të mirë, dhe në minutën e 89’të, shënoi golin më të mirë të ndeshjes në stilin “rovershatë”.

Pas ndeshjes dhe golit, Shaqiri la këtë mesazh për tifozët e “The Reds”

“Ishte kënaqësi të debutosh për The Reds, ishte vetëm një ndeshje, ishte me rëndësi ta fitojmë këtë takim dhe jam shumë krenar që shënova këtë gol. Shpresoj që ta bëjë më shumë këtë. Faleminderit për përkrahje”, ka thënë Shaqiri.

Kujtojmë që ish-lojtari i Stoke Cityt u transferua në “Anfield” gjatë këtij afati kalimtar për vetëm 13.5 milionë funta./IndeksOnline/