07:18 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / indeksADMonline

Ky është moti për ditët në vijim

Sot, mbi vendin tonë, pritet të mbajë mot me vranësira të pjesshme të cilat në orët e mesditës mund të marrin karakter zhvillimi e të sjellin edhe rrebeshe lokale shiu e bubullimë.

Temperaturat do të lëvizin në mes 12 e 23 gradë Celsius. Edhe nesër parashihet të kemi mot me vranësira të pjesshme të cilat me kohë mund të marrin karakter zhvillimi e të sjellin edhe rrebeshe lokale shiu.

Temperaturat do të jenë të përafërta me sot ato do te sillen në mes 12 e 21 gradë Celsius. Gjykuar sipas ecurive sinoptike, në pjesën e mbetur të javë do të kemi mot të ndryshueshëm: me vranësira, reshje lokale shiu, por edhe perioda me diell. Temperaturat në mëngjes do të sillen në mes 12 e 14 gradë Celsius, kurse ato ditore në mes 22 e 25 gradë Celsius.

 

Temat: