12:09 / E Premte, 21 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ky është një prej sistemeve të para LiFi komercialisht i disponueshëm

Trulifi është destinuar për tregun profesional dhe Siginify thotë se teknologjia mund të përdoret në spital ku frekuencat radio janë të kufizuara.

Këtë javë, Signify, i njohur si Philips Lighting, lançoi një prej sistemeve të para LiFi komercialisht të disponueshme.

Teknologjia në fjalë transmeton internet broadband përmes dritës duke përdorur LED për të transmetuar të dhëna në vend të sinjaleve radio.

Deri më sot kemi parë disa implementime eksperimental të teknologjisë ndërsa ky është implementimi më realistik.

Sistemi LiFi i Signify quhet Trulifi dhe përdorur teknologjinë e transreciverit optik wireless përdorur në dritat Philips. Përdoruesit kanë nevojë për një çelës USB të lidhur me laptopin për të marrë sinjalin Li-Fi.

Sapo të lidhet, Trulifi mund të ofrojë internet me shpejtësi deri në 150Mbps. Sipas kompanisë kjo mjafton për të transmetuar 30 filma 1080p HDTV njëherazi.

Dy konsumatorët e parët të Trulifi janë klientë korporativë si Globalworth në Poloni dhe Rumani dhe Claerhout Communication Campus në Belgjikë.

Trulifi është destinuar për tregun profesional dhe Siginify thotë se teknologjia mund të përdoret në spital ku frekuencat radio janë të kufizuara.

Përveç shpejtësisë LiFi ofron disa përfitime të tjera. Duke qenë se të dhënat transmetohen përmes dritës, mund të udhëtojnë atje ku drita mundet. Por ngaqë nuk penetron dot muret, as të dhënat siç ndodh me Wifi. /PCWorld Albanian