19:34 / E Shtunë, 10 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ky është nxënësi nga Suhareka që vdiq dje në shkollë (Foto)

Një nxënës i Gjimnazit ”Jeta e Re” në Suharekë ka nderuar jetë të premten rreth orës 17:55 minuta.

Sot në ora 16:00 i është dhënë lamtumira e fundit nxënësit Ledian Sopaj, i cili vdiq gjatë ditës së premten, shkruan Magazina.al

Polica e Kosovës në rajonin e Prizrenit ka treguar për rastin, ku edhe e ka cilësuar si vdekje të dyshimit.

“Një nxënës i Gjimnazit ”Jeta e Re” në Suharekë, përderisa ka qenë në orë të mësimit nuk është ndier mirë me shëndet dhe me ndihmën e një shoku, në këmbë kanë shkuar në Shtëpinë e Shëndetit ku i është dhënë ndihmë mjekësore dhe me urgjencë është nisur për në Spitalin Rajonal në Prizren”, thuhej në njoftimin e Policisë së Kosovës.