08:57 / E Martë, 13 Mars 2018 / indeksADMonline

Ky është parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

Pas disa ditë ‘pranvere të hershme’, shirat janë kthyer duke bërë që të ulen edhe temperaturat.

Sot temperatura maksimale do të jetë 13 gradë, ndërkohë minimalja ka shënuar gjatë natës në 4 gradë.

Mot i ngjashëm do të mbajë gjatë gjithë javës, ku do të ketë shi e vranësirë. Moti do të përmirësohet tek të premten ku temperaturat do të rriten deri në 15 gradë celsius.