13:20 / E Premte, 06 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ky është pasuesi i Fadil Vokrrit, konfirmimi çështje orësh

Federata e Futbollit e Kosovës sot nga ora 17:00 do të mbajë Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor për president të FFK-së.

Kuvendi i jashtëzakonshëm mbahet pas vdekjes së papritur të kreut të FFK-së, Fadil Vokrri.

IndeksOnline mëson se Ademi do të zgjedhet president i ri i Federatës së Futbollit të Kosovës, pasiqë nuk ka asnjë kundërkandidat. Ai poashtu ka përkrahjen e gjitha klubeve dhe lidhjeve rajonale të futbollit kosovar.