12:00 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ky është personi i kërkuar nga Interpoli, të cilin e arrestoi Policia e Kosovës

Shpetim Darsi, 27-vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë, është arrestuar dje në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Ai gjatë kontrollit të pasaportës ka figuruar se është në kërkim ndërkombëtar për veprën penale: falsifikim i dokumentacionit.

Burimet e IndeksOnlinet brenda policisë kanë thënë së Darsi është kapur nga Njësiti për Koordinim Ndërkombëtar për Zbatim të Ligjit – ILECU, pasi ishte në kërkim nga Interpoli.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë në orën 11:00, ndërsa menjëherë me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Rastin e ka konfirmuar përmes raportit 24-orësh për mediat, Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit.

“Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person të kërkuar nga Interpoli, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit.

Ndërsa në njoftimin e policisë thuhet se ANP “Adem Jashari” dhe me datën 11.12.2019, në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar INTERPOL-Tiranë, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë dhe ai është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/