08:22 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Ky është personi i parë që mori faturën në “Rrugën e Kombit” [Foto]

Ka nisur testimi i aplikimit të taksës për të kaluar në “Rrugën e Kombit”, që e njëjta do të aplikohet me çmim prej 10 euro (vajtje-ardhje) pas vendimit të Qeverisë shqiptare.

Kështu, personi i parë që mori faturën për t’u future në Shqipëri ishte një biznismen kosovarë. Indeksonline mëson se bëhet fjalë për një biznismen nga Ferizaji, Fadil Sejdiun.

Duhet përmendim faktin se Sejdiu është edhe atdhetar i kombit shqiptar. Ndryshe, pagesa për në “Rrugën e Kombit” pritet të fillojë rreth datës 15 prill.

Tarifat e miratuara janë 5 euro për çdo kalim, për veturat e vogla dhe 10 euro për autobusët dhe kamionët. Taksa do të aplikohet në 4 sportele të ndryshme, nga dy për çdo kah të lëvizjes, ndërsa synimi është që nëpërmjet saj të sigurohet mirëmbajtja e këtij aksi rrugor. Më poshtë shikoni disa fotografi: /Indeksonline/