20:46 / E Martë, 28 Dhjetor 2021 / B O

Ky është personi nga Istogu që u arrestua për mashtrim, blinte lopët por nuk ua paguante paratë

Pas raportimit të Indeksonline, Policia e Kosovës e ka arrestuar personin e dyshuar për mashtrim në shitbletjen e kafshëve.

Indeksonline merr vesh se i dyshuari është Gëzim Nicaj. I riu nga Istogu është i përfshirë në disa raste të mashtrimit. I njëjti bënte pazar për blerjen e lopëve, por që nuk ua paguante paratë pronarëve duke i mashtruar në mënyra të ndryshme.

Nicaj ka qenë i përfshirë në disa raste në Istog e Skënderaj dhe akuzohet për mashtrim dhe vepra të tjera penale.

I njëjti është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin kompetent dergohet në mbajteje 48 orë për procedura të mëtejme ligjore./Indeksonline/