16:41 / E Diele, 17 Qershor 2018

Ky është personi që e dizajnoi logon e FFK-së (Foto)

Federata e Futbollit të Kosovës dje publikoi fanellat e reja dhe logon e re.

Shumë prej tifozëve u ndanë të pakënaqur me logon, ndërsa fanellat e reja morën komente pozitive, shkruan IndeksOnline.

Dizajnuesi i logos së re është Sali Musliu, një piktor i lindur në Gjilan në vitin 1966. 

Ai në vitin 2001 ka diplomuar në Akademin e Artit në Dusseldorf, tek artisti me reputacion botëror, prof. Konrad Klapheck. Ai është aktiv në skenën e artit dhe profesionalisht merret me pikturë në Frankfurt, ku vepron dhe jeton aktualisht. Gjatë vitit 2010 ka qenë profesor i artit në Kolegjin AAB në Prishtinë, derisa më herët ka menaxhuar me galerinë-ateleun e hapur në Prishtinë. Musliu ka fituar shumë çmime si vendore, ashtu edhe ndërkombëtare, derisa në vitin 1999 nga Akademia e Arteve në Düsseldorf e pranoi titullin „Mjeshtër i Artit“. Veprat e piktorit Sali Musliu gjenden të ekspozuara në institucione të ndryshme, muze të artit dhe shumë koleksione private në të gjithë botën.

Tani FFK-ja do të prezantohet me logon e krijuar nga Musliu në të gjithë garat europiane dhe botërore./IndeksOnline/