10:05 / E Premte, 23 Tetor 2020 / OSH

Ky është personi që humbi jetën në vetaksidentin, në Mitrovicë

Pak minuta më parë IndeksOnline ka raportuar se një person rreth të 20-ve ka ndërruar jetë si pasojë e një vetaksidenti në Zhabar të Mitrovicës.

Ndërsa IndeksOnline ka mësuar se bëhet fjalë për Adnan Shalën.

Vdekja e tij është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Po ka vdekur një person, i cili ka qenë pasagjer i moshës rreth 20-vjecare. Tani kanë filluar procedurat në lidhje me rasti ndaj drejtuesit të automjetit, i cili sipas ekzaminimit të rrethanave kuptohet se ka humbur kontrollin ndaj veturës së tij për shkak të shpejtësisë. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion”, tha Zahiti për IndeksOnlinen.