17:39 / E Mërkurë, 24 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Ky është personi që jeton si mbreti i drogës, “fiksim” ka orat Rolex dhe makinat e luksit

Një 42-vjeçar i cilësuar si mbret droge në Britaninë e Madhe dhe që njihej me nofkën “The Fat Man” është urdhëruar të paguajë 630.000 £ nga një gjykatës, pasi u zbulua se ai kishte investuar të gjitha paratë e pista në makina luksoze dhe ora Rolex.

Thomas Maher përdori një biznes në sektorin e transportit për të fshehur përfshirjen e tij në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe lëvizjen e parave të bandave, para se të burgosej për 14 vite e 8 muaj burg në dhjetor 2020.

Gjatë një operacioni vëzhgimi shtatëmujor, oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit, panë Maherin të takohej me kriminelët në hotele dhe restorante në të gjithë rajonin veriperëndimor të Britanisë.

Maher hyri në radarin e NCA, pasi u arrestua si pjesë e hetimit për vdekjen e 39 emigrantëve vietnamezë në një kamion në Purfleet në tetor 2019, ndërsa emri i tij doli në komunikimet e trafikantëve pas çkodimit të rrjetit telefonik EncroChat.

Maher u lirua pa asnjë veprim të mëtejshëm të ndërmarrë nga Policia e Essex, por një hetim financiar i NCA zbuloi se pavarësisht se ai dhe gruaja e tij deklaronin paga minimale në Tatime, ata bënin një jetë luksoze.

Gjatë hetimit të tyre, oficerët kuptuan se Maher ishte i përfshirë në trafikun e kokainës nga Holanda në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.

Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij në Uarrington, u zbulua një koleksion makinash luksoze, një koleksion të orëve Rolex dhe shufra ari nga Dubai.

Policia në Francë arriti të hakonte rrjetin, i cili u siguroi forcave në të gjithë Evropën akses në mesazhet mes kriminelëve profesionistë.

NCA shpejt kuptoi se Maher ishte një lehtësues për një grup të fuqishëm krimi irlandez me lidhje ndërkombëtare.

Maher dërgoi mesazhe që zbuluan se ai ishte i përfshirë në lëvizjen e drogës nëpër botë dhe diskutoi konkurrencën me të cilën përballej nga bandat rivale.