11:35 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ky është personi që u vra në Podujevë, tjetri është jashtë rrezikut për jetë

Arian Selmani, 30 vjeçar nga Komuna e Podujevës është personi që ka vdekur pas plagosjes mbrëmë në këtë komunë. Ndërsa, i plagosuri tjetër E.S i cili ishte në gjendje kritike, tani gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Zëdhënësi për media në QKUK, Shpend Fazliu për Indeksonline ka thënë se i plagosuri tjetër është në trajtim në Klinikën e Urologjisë.

“A. Selmani, 1988 ka vdekur në mjekimin intensiv, përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi i Klinikes Emergjente dhe ai i intensives qendrore. Personi tjetër është në trajtim në Klinikën e Urologjisë, jashtë rrezikut”, ka thënë Fazliu.

Ndërsa, përmes një komunikate për media, Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin.

“Mbrëmë rreth orës 22:00, policia ka marrë informacionin se në fshatin Surkish të Podujevës, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me plagosje ku nga arma e zjarrit, janë plagosur viktimat: A. S , 30 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, dhe E. S, 23 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar , të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, mirëpo njëri nga viktimat (A.S), nuk ka mundur t’i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe rreth orës 01:00, nga QKUK-ja jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Organet e hetuesisë po merren me rastin./Indeksonline/