19:03 / E Shtunë, 06 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ky është personi që vdiq sot në vendin e punës, është nga Istogu

Dita e sotme nisi me një lajm të zi pasi që një punëtor humbi jetën në vendin e punës. Ngjarja ndodhi në lagjen Arbëria, në orët e para të ditës.

Emri i të ndjerit është Milazim Bajraktari. Punëtori që merrej me fasadë ishte nga fshati Kashicë e Istogut.

Indeksonline mëson se i njëjti është aksidentuar edhe më parë nga e njëjta punë duke pësuar lëndime trupore. Jozyrtarisht mësohet se i ndjeri ishte martuar dhe kishte tre fëmijë.