75 Mall Live Search
21:20 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ky është premtimi i parë i Gani Dreshajt pas rezultateve

Kandidati i AAK-së, i cili nga rezultatet e deritanishme të KQZ-së është fitues i komunës së Istogut, Gani Dreshaj ka premtuar se do të jetë kryetar i të gjithëve, pa dallim.

Dreshaj ka thënë se edhe më parë ka deklaruar se është “taksiratli” dhe se do e mund kundërkandidatin Haki Rugova, transmeton Indeksonline.

Ndër të tjerash Dreshaj ka shtuar se Istogun po e presin ditë të mira, nën udhëheqjen e tij dhe të AAK-së.

Ky është shkrimi i plotë:

Ju pata thënë se jam taksiratli e fitoj, apo jo?

Ju pata thënë se sa herë të do Haki Rugova e mposhti në zgjedhje, apo jo?

Këto i përkasin tani të kaluarës. Istogas të dashur, ju falënderojë përzemërsisht për besimin tuaj.

Ju premtoj se do të jem kryetar i të gjithëve, pa asnjë dallim.

Ju garantoj se Istogun e presin ditë të mira nën udhëheqjen tonë. Na qoftë puna e mbarë!

Gani Dreshaj