Ky është produkti ideal për lëkurën gjatë muajve të dimrit
Me muajt e ftohtë të dimrit vjen edhe lëkura e thatë dhe e ndjeshme. Por gjithmonë ka shpëtim.
Fatmirësisht, njëra prej mënyrave më të mira për ta mbajtur lëkurën nën kontroll është përdorimi i vazelinës shtazore, e cila bën mrekulli për fytyrën.
Shumë femra vazhdimisht potencojnë se janë në dashuri me të, kjo për shkak se efekti i saj është i mahnitshëm në lëkurë.
Vazelinën është mirë ta vendosni dhe ta mbani në fytyrë para se të shkoni për të fjetur dhe ta mbani tërë natën.
Vazelina do e mbajt fytyrën tuaj të lagësht dhe të butë njëkohësisht.
Për ato femra që e kanë përdorur vazelinën edhe më parë, komenti i tyre për të ka qenë mbresëlënës. “Asnjëherë nuk kam pasur lëkurë më të mirë, më duket sikur jam rilindur”./Indeksonline/