08:50 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ky është qyteti kosovar me plot mbeturina!

Anëtari i Kuvendit Komunal të Pejës nga Alternativa, Reshat Nurboja ka publikuar disa fotografi të realizuara nëpër vende të ndryshe në qytetin e Pejës, ku shihet se mbeturinat nuk ka vend që nuk gjenden, madje me ato janë mbushur edhe lokalet e pa shfrytëzuara.

Nurboja, i cili ka qenë edhe kandidat i Alternativës për kryetar të komunës së Pejës, ka shkruar se Peja historikisht ka qenë një nga qytetet më të bukura dhe më të pastra në Kosovë, ndërsa, sot vlerësohet si një nga qytetet më të papastra në Evropë.

“A e meriton Peja një shëmti të tillë…! Kjo është vetëm një pjesë shumë e vogël e imazhit aktual të Pejës dhe atë nga pjesët qendrore të qytetit e të shtratit të lumit…Nga pjesët tjera”, ka shkruar ai në Facebook.

Më poshtë disa foto:

Temat: